ANGLI-“Dhe ju menduat se të vetmet kafshë aty ishin kuajt?”. Me këtë titull, e përditshmja më e madhe online në Britaninë e Madhe, Daily Mail, ironizon atë që ndodhi në një prej festivalëve më të mëdhenj sportivë në Angli. Një grup futbollistësh profesionist janë fotografuar teksa urinonin në Cheltenham Festival. Më pas, përmbajtjen e gotës e hodhën nga ballkoni i lozhës së tyre private mbi turmën që po ndiqte garat.
Samir Carruthers, 22, dhe James Collins, 25 dhe Luke Ayling, 24, janë fotografuar teksa mbushnin gotat me urine dhe i hidhnin nga veranda ku po ndiqnin garën më të rëndësishme në Britani, atë të kuajve.

Veprimet e mesfushorit të MK Dons Carruthers, Collins Northampton Town dhe Ayling i Bristol City janë dënuar nga publiku dhe policia si të neveritshme.

Por nuk mbaron mekaq. Modelet Jessica Hayes dhe Katie Salmon u fotografuan duke nxjerrë gjoksin jashtë për turmën poshtë.

Ndaj tyre s’do të merret asnjë masë thanë përfaqësuesit e policisë së Gloucestershire Constabulary, edhe pse e cilësuan veprimin si një akt të paramenduar dhe të papranueshëm.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb