TIRANE – Ky ndoshta ka qenë një ndër vitet të më suksesshme të Ylli Limanit, mirëpo këngëtari i baladave ka vendosur të tërhiqet nga festivali i rëndësishëm i muzikës shqiptare “Kënga Magjike”.

Kanë qarkulluar që dje thashethemet se Ylli pasi ka prezantuar këngën në festival është penduar dhe e ka tërhequr më pas.Ndërkohë Yllin ka konfirmuar për Anabel se nuk do të jetë pjesë e “Këngës Magjike”.

“Nuk do të jem pjesë. Nuk ka një arsye të madhe, thjesht e ndjeva dhe u tërhoqa”,-është shprehur Ylli.Ditën e djeshme mediat publikuan lajmin se producentët e këngës së Yllit kanë vendosur të tërhiqen nga gara për shkak se kënga e tij mund të eklipsohet nga emra të njohur të muzikës shqiptare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb