TIRANE

Zajmina Vasjari është në pritje të ëmbël, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa foto nga shtatzënia e saj, së bashku me vajzën e vogël Khloe, ku të dyja janë veshur me të bardha E vogla shfaqet duke i puthur barkun Zajminës, e cila pak kohë më parë njoftoi shtatzëninë e saj të dytë.

Ajo nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës së dytë dhe në postimin në Instagram Zajmina gjithashtu pyet ndjekësit nëse mendojnë se bebi do të jetë vajzë apo djalë.

“Dy bekimet e jetes time qe me kujtojne dhe tregojne se sa e bukur eshte jeta, se si mundet njeriu te jet i lumtur vetem nga nje prekje, puthje apo buzeqeshje. Faleminderit Zot !

Si mendoni bebi eshte vajze apo djale?”, shkruan Zajmina.

Të shumta kanë qenë reagimet dhe hamendësimet për gjininë e fëmijës, por Zajmina duket se ka vendosur të qëndrojë enigmatike dhe të mos e tregojë tani për tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: