Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti u shpreh i lumtur për fitimin e titullit në Serie A.

“Është një mbrëmje e mrekullueshme, i gjithë ambienti i Interit e priste këtë moment. Ne fituam ‘Scudetton’ në një mbrëmje të rëndësishme, këta djem në fitimin e këtij kampionati bënë diçka të jashtëzakonshme, fituan yllin e dytë.

Që në fillim të gjithë donin të luanin një sezon të rëndësishëm dhe ne ishim të vetëdijshëm që ishim një ekip i fortë. Kampionati është i merituar. Sidomos në momente të vështira, se besimi në kulturën e punës nuk duhet të dyshohet, në kohë të vështira duhet të besosh edhe më shumë në të, ky ekip ka vlera të rëndësishme sidomos nga pikëpamja njerëzore.

I jashtëzakonshëm në radhë të parë si njeri. Dhe më pas shumë i mirë në menaxhimin e momenteve të vështira, ai beson në punë. Mendoj se as që e kupton atë që ka bërë, por ka bërë të lumtur miliona tifozë të Interit anembanë botës”, ka deklaruar Zanetti.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb