Zelensky i bëri presion Bidenit për më shumë sanksione kundër Rusisë gjatë telefonatës së tyre të fundit të premten, thonë burimet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e nxiti presidentin amerikan Joe Biden gjatë bisedës së tyre të fundit për më shumë sanksione për të shtrënguar më tej Rusinë, ka mësuar CNN.

Sipas burimeve të shumta të njohura me telefonatën, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi SHBA ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.

Zelensky përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare gjatë telefonatës. Zelensky dhe Biden folën për 49 minuta të premten.

Gjatë telefonatës së gjerë, Biden detajoi veprimet e fundit që do të shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të revokuar statusin e favorizuar tregtar të Rusisë me SHBA-në.

Zelensky falënderoi Biden për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb