GJIROKASTËR

Zbardhet dinamika e aksidentit në Këlcyrë ku mbetën të plagosur dy emigrantë.

Në një sqarim zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bën me dije se në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Mekami”, Këlcyrë, fugoni tip “Opel” (furgon), me drejtues shtetasin A. H., ka qenë në ndjekje nga strukturat kundër krimit të organizuar të DVP Gjirokastër, pasi dyshohej se transportonte emigrantëve të paligjshëm dhe në momentin që po bëheshin tentativa për ta bllokuar, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohej me gjithë automjet dhe për pasojë ka goditur dy automjete të tjera.

Për pasojë nga përplasja, janë dëmtuar 2 shtetas, emigrantë nga vendet e treta. Gjatë kontrollit të mjetit shërbimet e policisë kanë konstatuar 22 emigrantë të huaj nga vendet e treta.

Drejtuesi i mjeti së bashku me emigrantët janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa dy emigrantët e dëmtuar, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: