Operacioni ‘Porositësi’ i zhvilluar në Durrës rezultoi me 14 të arrestuar dhe pesë persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me këtë ngjarje.  Gazetarja Klodiana Lala tha se sipas dëshmisë së dy vëllezërve, Kevin Zeneli ka kryer masakrën në Don Bosko dhe më pas janë ndihmuar të largohen jashtë vendit.

Ndërsa dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, kanë pranuar se kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Më tej gazetarja Lala tha për ‘BalkanWeb’ Kevin Zeneli ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

“Emri i Kevin Zenelit ka qenë një emër surprizë sepse në Shqipëri kishe profil të ulët kriminale. Por rezulton se sipas të dhënave nga autoritet belge Zeneli është i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, tha më tej gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë vrasja e dytë që kishin marrë porosi vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kishte të bënte me ekzekutimin e Arben Mërkurit në Sukth.

Mërkuri dyshohej nga policia si vrasës me pagesë dhe u vra pesë muaj më parë në biznesin e tij në zonën e Sukthit.

Vrasja e Arben Mërkurit?

Gazetarja Klodiana Lala: Është ngjarje e ndodhur në Sukth në pranverën e këtij viti dhe shënon një pikë kthesë në botën e krimin në Durrës. U ekzekutua përpara biznesit të tij. Vrasja pretendohet se është porositur nga Kasandër Noga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb