Premier League 2022-2023 merr formë zyrtarisht me kalendarin e sezonit të ri, tashmë të hedhur. Java e parë e planifikuar mes 5 dhe 7 gushtit spikat me një ndeshje zemre për Frank Lampard, i cili do të sfidojë Chelsea me Evertonin e tij.

Start në Londër kundër West Ham për “Citizens” e Guardiolës. Liverpool do ta nisë kundër Fulhamit të sapo promovuar në Premier League. Ndeshja e parë e madhe do të luhet që në javën e dytë, ku spikat derbi londinez mes Chelsea dhe Tottenham në “Stamford Bridge” më 13 gusht, ndërsa një javë më vonë do të jetë radha e Manchester United kundër Liverpool.

Më 3 shtator derbi mes Evertonit dhe Liverpoolit në “Goodison Park”, në të njëjtën ditë me Manchester United-Arsenal. Më 1 tetor është planifikuar derbi i Manchesterit në “Etihad Stadium”, ndërsa javën në vijim do të përplaset Liverpool dhe Arsenal, në “Emirattes Stadium”.

Më 15 tetor, “Reds” do të presin Manchester City. “Boxing Day” është diçka e pashmangshme, pas kthimit nga Kupa e Botës. Leeds do të jetë pengesë për Manchester City, Ten Hag dhe të tijtë do të përballen me Nottingham Forestin e sapo promovuar në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb