TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në seancën marton të Kuvendit, tregoi një regjistrim audio të dekanit të Shkencave të Natyrës që shprehte kritika ndaj projektit të Qeverisë lidhur me projektligjin e Arsimit të Lartë.

Dekani Ligor Nikolla është bashkëshorti i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe sipas Palokës, ai ka kritikuar qeverinë për projektligjin e Arsimit të Lartë që pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë. Duke treguar nga telefoni i tij regjistrimin audio të dekanit Nikolla, Paloka tha se Qeveria nuk arrinë të bindë as njerëzit pranë saj me projektligjin në fjalë, e jo më shqiptarët. “Ligor Nikolla, dekan i Shkencave të Natyrës, bashkëshorti i ministres së Arsimit. Qytetarë të dashur, kur këta nuk kanë arritur t’i mbushin mendjen atyre që kanë në shtëpi, imagjinoni se çfarë u servirin shqiptareve”, deklaroi deputeti i PD-së, Edi Paloka.

Audio e zbardhur e dekanit Ligor Nikolla në Senatin e Universitetit të Tiranës:
Këtë draftin që na u dërgua elektronikisht ne si fakultet e shpërndamë tek stafi i fakultetit dhe në çdo departament është diskutuar me seriozitetin më të madh dhe ditën e mërkurë, në Dekanat dhe çdo departament, kemi katër njësi të tilla, na kanë sjellë me shkrim të gjitha vërejtjet dhe mendimet që kishin departamentet. Ne bëmë mbledhjen e këshillit të fakultetit, ku përveç materialit që ishte dërguar u diskutua edhe si anëtarë të këshillit.

Madje edhe struktura e këshillit të fakultetit meqë shefat e departamenteve janë anëtarë, kështu që u diskutuan të gjitha ato që kishin sjellë departamentet. Tani, pak a shumë këto javë vërtitjet dhe vërtetë janë shumë të vlefshme, sepse kemi një ambient shumë të interesuar dhe shumë të kualifikuar për ligjin e Arsimit të Lartë. Neve si fakultet kemi bërë 4 faqe vërejte. Ua kemi sjellë edhe me shkrim edhe në trajtë elektronike. Shumë gjëra edhe përsëriten sepse në këtë ambient jemi… Kemi bërë vërejtje në fushën ku organizimi akademik dhe organizimi akademik dhe administrativ i institucioneve të arsimit të lartë. Kemi 1, 2, 3, 4, 5 vërejtje.

Kemi gjithashtu tek institucionet e arsimit të lartë 7 vërejtje. Tek organizimi i studimeve në institucionet e arsimit të lartë, kemi 5 vërejtje në nenet përkatëse dhe kemi tre mendime për mospërputhje, dmth kontradiktë midis tyre
(ed.me/Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: