Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që me urdhër të SPAK u kërkua sekuestrimi i pasurive të tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.

Përveç apartamenteve dhe një vile, në dokumentin e siguruar nga BalkanWeb sqarohet se janë sekuestruar dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

Pasurite e sekuestruara

  • Pasuri 102.6 m2
  • Pasuri apartament me sipërfaqe 208.2 m2 i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
  • Pasuria 4/90- G6
  • Pasuria me numër pasurie nr 370/18 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha
  • Apartament me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2
  • Apartament me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2
  • Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
  • Njësi me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
  • Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashët 43.3 m2
  • Apartamet me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
  • Truall dhe vilë (apartament duplex) me sipërfaqe trualli 187.7 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe  me sip. 76.23 m2, kati i parë me sip. 76.22 m2 dhe veranda me sip. 22.73 m2
  • Pasuria me sip. 107 m2 Rruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 katëshe, shkalla 2. 
  • Masën 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë  Homeplan shpk në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
  • Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Imo në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
  • Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym& Fit në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
  • foto galeri
  • foto galeri

Oficerët do të paraqiten fizikisht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave. Deri në një vendim tjetër këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër qoftë shitje, blerje apo qira. Sot u sekuestrua një nga pronat e tij, një vilë që ndodhet në gjirin e Lalzit. Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: