SARANDË- Policia e Sarandës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 9841 rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis sattiva” në fshatrat Ninat e Livadhja. Mësohet se në fshatin Ninat, bashkia Konispol, janë asgjësuar 5841 rrënjë bimë narkotike, prej të cilave:

– 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm.
– 1818 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi 5 – 9 cm.

Ndërsa në fshatin Livadhja, janë gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave:

– 2000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm.
– 2000 rrënjë të tjera të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.
Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: