Vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle nuk ka ardhur ende në jetë, por bastet për emrin e saj kanë nisur që tani nga fansat e çiftit mbretëror.

Ka pasur dyshime se Meghan dhe Harry mund ta pagëzojnë të voglën e tyre me emrin Diana, në nder të princeshës së ndjerë, por kjo gjë nuk do të ndodhë. Dyshja nuk dëshirojnë që t’i vendosin vajzës emrin Diana, sepse e dinë që ajo do të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe nuk duan të jetë nën presion gjithë kohës.

“Ka shumë pak shanse që vajza e tyre të quhet Diana. Nëse do ta bënin këtë, shqetësimi më i madh është se media do ta targetojë dhe do të merren me të gjithë kohës. Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen.

Pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët, Harry dhe Meghan e vlerësojnë shumë privatësinë dhe duan t’i mbajnë fëmijët sa më larg presionit të medias, me të cilin ata janë përballur deri tani.”, ka thënë një burim pranë çiftit për Page Six.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb