Motrat Greta dhe Eni Koçi ishin të ftuara në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të Arian Çanit. Këngëtaret kanë folur për karrierën muzikore dhe studimet e Enit në Angli. Por gjatë leximit të mesazheve të shikuesve nga Çani u zbulua se Greta dhe Eni Koçi kanë edhe një motër tjetër për të cilën nuk kanë folur kurrë më parë.

Arsyeja e fshehjes të motrës së tretë me emrin Elisa, Greta i përgjigjet se ajo është motra nga babai. ‘Elisa është vajza e një zonje tjetër, ne nuk kemi folur për atë pasi ajo ka jetën e saj’- ka thënë Greta Koçi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb