SARANDË

Momente paniku në lagjen numër 1 të qytetit të Sarandës pasi një granatë është zbuluar nga banorët. Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se granata është gjetur në një zonë me shkurre.

Pas njoftimit të policisë, granata është asgjësuar me shpërthim të kontrolluar nga ekspertë xhenierë të ardhur nga Tirana.

Ende nuk dihet se kush e ka hedhur granatën në këtë zonë. Në muajin prill po në lagjen nr.1 u gjet një predhe anti-tank.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: