Ish-deputeti Dashamir Tahiri ka zbuluar pllakatën me emrin e Muharrem Rushitit, ku një prej shesheve të qytetit bregdetar ka marrë emrin e patriotit të njohur çam, duke dorëzuar dhe dekoratën që është dhënë nga presidenti i republikës pak ditë më parë me rastin e 100-vjetorit të luftës së Vlorës.

Së bashku me Tahirin ka qenë dhe stërnipi i Rushitit, Skënder Muço, i cili ka falenderuar për këtë vlerësim të dhënë nga këshilli bashkiak, me propozim të ish-deputetit Tahiri dhe presidentin e Republikës për medaljen.

Ish-deputeti është shprehur se do të ketë aktivitete, të cilat kanë në epiqendër personalitete çame për pjesën e historisë që i takon. Stërnipi i Skënder Rrushitit është shprehur se ceremonia e sotme tregon një pjesë të rëndësishme të historisë së qytetit të Sarandës, atë të një prej familjeve çame.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb