Të paktën 4 persona u plagosën nga një sulm me thikë në turmë në Auckland të Zelandës së Re. Lajmin e bëjnë me dije mediat vendase, duke saktësuar se një person është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në Murrays Bay. Një grua tha se iku duke bërtitur për ndihmë pasi u kërcënua në plazh nga një burrë i armatosur me një “thikë të madhe”.

Gruaja, e cila nuk ka dashur të identifikohet, jeton pranë plazhit ku kishte nxjerrë në shëtitje qenin e saj kur kishte vënë re një burrë pranë bregut. Duke menduar se ai donte të fliste me të, ajo hoqi kufjet e celularit dhe shkoi drejt tij, por ajo vuri re që ai kishte me vete një thikë.

Ajo vrapoi drejt klubit lokal të lundrimit, ndërsa burri vazhdoi të vraponte drejt Beach Rd, ku u zhduk.
Megjithatë, pak më vonë ai u kap dhe u arrestua.

Komandanti i Policisë së Qarkut të Waitematā, Superintendentja Naila Hassan u tha gazetarëve se katër persona u goditën me thikë në sulme “të rastësishme” dhe “të izoluara”. Autori ishte një vendas dhe të prekurit kanë lëndime të lehta.

“Ishte një sulm i rastësishëm dhe nuk kishte asnjë tregues se ishte një krim urrejtjeje.”
Edhe sulmuesi ndodhet në spital me lëndime të lehta.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb