Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, në një lidhje Skype në rubrikën Opinion në News24, ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumani, se nuk ka kallëzime nga Tatimet ose Doganat. Gjokutaj theksoi se Auditët janë të detyruar të raportojnë, duke shtuar se shpesh titullarët kontrollojnë auditët, duke bërë që këta të fundit të mos jenë të pavarura.

“Nuk ka si të denoncohet korrupsioni, kur drejtuesi kontrollon auditët. Titullarët kontrollojnë Auditët. Edhe pse auditët e brendshëm duhet të raportojnë në mënyrë të pavarur, kjo nuk ndodh në realitet. Titullari kryesisht i sheh auditët sikur janë të tij. Këtu kuptohet se ka një problem të madh në kapjen e institucioneve të pavarura dhe kjo është një vepër penale më vete.

Strukturat antikorrupsion janë shumë të mira nëse do ishin të pavarura, sepse janë afër institucionit dhe e njohin shumë mirë institucionin. Problemi kryesor është që të mos dëmtohet më tej buxheti i shtetit. Auditët duhet të ndihmonin më shumë SPAK-un. SPAK duhet të ndihmohet nga institucione të ndryshme. Problemi është politik dhe jo ekonomik apo teknik. Auditëve duhet t’ju garantohet pavarësia”, u shpreh Gjokutaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: