Politologu Roland Lami i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se disfatën e partive të vogla në zgjedhjet e 25 prillit e kishte parashikuar.

Ai thotë se partitë e mëdha kanë kapur strukturën e shtetit dhe administratën zgjedhore, teksa dhe vetë sistemi në Shqipëri ruan status-quonë dhe delegjitimon partitë e vogla.

Po ashtu Lami thotë se për të çarë bllokadën e partive të mëdha duhet qëndresë, dhe sipas tij partitë e vogla në Shqipëri rezistojnë pak, joshen nga aleanca apo negociata për zgjedhjet lokale dhe më pas treten.

‘’Komplekse është situata. Nëse i referohem një, kam parashikuar që partitë e vogla do dështojë. Arsyet që përmendi, janë, hytë me numër deputetësh, kryetari juaj vuri bast. Hytë me objektiv. Publiku të ka parë si individ që hyn me objektiv. Unë trajtoj si individ me subjekt politik që ke objektiv.

Ju e dinit se do dështonit për këto arsye, sigurisht Pano përmendi disa arsye që lidhen me të tjerët që i adresohet partive të mëdhaja, që për hir të së vërtetës kanë kapur gjithë strukturën e shtetit në kuptimin e influencës. Dy partitë kryesore kanë administratën zgjedhore, nuk e kemi të politizuar. Akses kanë, kërkon numër, persona, pagesa, infrastrukturë.

Me të drejtë jo thjesht pretendim, është legjitime argumentet e faktet që kanë sjellë. Ju vidhen votat.

Kur ndahet buxheti në funksion të partive që janë në parlament, pjesën më të madhe të buxhetit e marrin partitë e vogla.

E katërta, biznesi. Shkojnë pas partive të mëdha, se e dinë që ky shtet është i kapur. Biznesi nuk i sheh si subjekte që mund të investohen për ta. I sheh si në garë, por shkon o me qeverinë të mbajë statu-quo ose me opozitën që t’i kthejë investimin.

Edhe media, shkojnë pas partive të mëdha. Reklamat janë fatura të kripura, partitë e mëdha i mbulojnë këto shpenzime. Sistemi legjitimon statu-quo dhe deligjitimon partitë e vogla.

Edhe këtë herë nuk do të fitonin sepse mendoj njëherë që e para të çash këtë bllokadë duhet të kesh qëndresë. Historia e partive të vogla, nuk paragjykoj Thurjen, por të tjerat tentojnë në një palë zgjedhje, shoh humorin e dy partive të mëdha, joshen me ndonjë aleancë, ndonjë negociatë në zgjedhje lokale, e treten më pas.

Ne kemi një sistem zgjedhor proporcional rajonal, nuk e ke luksin të luftosh si parti kombëtare. Partitë e vogla duhet të punojnë me prioritete, 3-4 zona ku ka rëndësi. Ndryshe po të ishte sistem kombëtar.

Nuk shoh që janë parti që synojnë metropolet, partitë e vogla synojnë qytetet, jo fshatrat. Janë konservatorë, dhe partitë e reja janë urbane, jo rurale.

E fundit, janë parti të target-grupeve të reja, jo të moshave të vjetra. Sepse të rinjtë janë velur me të vjetrit, synon votuesin e mesëm, të zhgënjyerin, atë që do diçka të re. ‘’- tha Lami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb