Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të rrëzuar qeverinë Hoti dhe për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Kurti thotë se ndërsa pritet vendimi përfundimtar, nuk duhet të vonohet shpallja e zgjedhjeve të reja.

Ai ka shimë punë për të bërë në Kosovë, por gjithsesi Lëvizja Vetëvendosje është gati.

 

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Gjykata ka folur dhe ndërsa ne presim vendimin përfundimtar, ne nuk duhet të vonojmë në shpalljen e zgjedhjeve të reja për të rivendosur legjitimitetin në qeveri.

Nga menaxhimi i pandemisë në rindërtimin e ekonomisë sonë dhe reformimin e sistemit tonë të drejtësisë, ne kemi shumë punë për të bërë, por jemi gati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb