Një sulm me gaz lotsjellës është raportuar të ketë ndodhur sot gjatë fjalimit të kandidatit për deputet të Demokracisë së Re, Konstantinos Kyranakis, në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 20:30 (me orën lokale). “Nuk kemi frikë nga ju”, është dëgjuar të thuhet mes turmës.

Deri më tani nuk janë identifikuar apo arrestuar autorët. Më datë 21 maj, në Greqi do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb