Ish deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se zgjedhjet në Serbi kanë konsoliduar autokracinë një-partiake në rajon.

Shehu nënvizon se me Serbinë dhe Shqipërinë si shtete moniste në rajon, avancohet modeli i rrezikshëm politik.

Postimi i Tritan Shehut:

Me Serbine e Shqiperine si shtete moniste ne Rajon, avancon modeli i rrezikshem!

Skema eshte e qarte, konsolimi i autokracive nje partiake ne Rajon, gje qe konfigurohet me qarte mbas zgjedhjeve ne Serbi.

Keto zgjedhje u mbajten pa opoziten, e cila vazhdon ne nje konfuzion te plote, duke prodhuar nje Parlament te kontrolluar plotesisht nga partia e Vucic.

Vertet partite shqipetare te Lugines pjesemarese fituan 4 deputete, por ne fakt jane vetem si nje “ornament” ne ate Parlament me 250 deputete e pa opoziten brenda.

Ishte kjo pa dyshim rezulatat i presionit Rama-Thaci qe i ndau ata dhe nga ajo opozite, duke i bere nje sherbim te madh Vucicit, me te interesuarit per te hedhur nje “vello pluralizmi” tashme.

Ky model i demokracise se deformuar i huazuar dhe nga aleanca lindore, te cilin neve ne Shqiperi e kemi te implementuar aktualisht si ne pushtetin legjislativ ashtu dhe ate lokal, disa duan ta paraqesin si me te konsoliduarin e te pershtatshmin per Rajonin tone.

Pa asnje dyshim ketu kemi te bejme me nje eksperiment monstruoz tejet te rrezikshem, qe per cmontimin e tij duhen mobilizuar te gjitha energjite e brendshme demokratike, duhet nje qartesi e mbeshtetje e plote nga kampionet e demokracise, ShBA dhe BE.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb