Imazhi i dobësuar i Tayyip Erdoğan po fokusohet gjithnjë e më shumë nga mediat ndërkombëtare, pas problemeve të tij shëndetësore dhe rënies së anketimeve në favor të tij. Në analizën e saj, CNN amerikan shpjegon se cilët faktorë do të luajnë një rol vendimtar në ndryshimin e peizazhit politik në Ankara.

“Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi janë më pak se dy javë larg, me Presidentin Erdogan që po përballet me sfida të paprecedente që mund t’i japin fund dy dekadave të sundimit,” thuhet në raport.

Duke u ndalur te problemet me të cilat përballet Erdogan, CNN thekson se tërmeti i Turqisë la më shumë se 50 mijë të vdekur dhe miliona të zhvendosur. Shumica e provincave të prekura ishin bastione të Erdoganit dhe partisë së tij AKP.

Por sipas kreut të Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) Ahmet Gener, të paktën 1 milion votues në zonat e goditura nga tërmeti pritet të mos votojnë këtë vit pas zhvendosjes.

Nga ana tjetër, kurdët e Turqisë pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhje pasi Partia Demokratike Popullore (HDP) pro-kurde e “persekutuar” nuk ka paraqitur një kandidat presidencial, por së fundmi ka mbështetur zyrtarisht rivalin kryesor të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu.

Edhe nëse Kilicdaroglu fiton zgjedhjet, analistët thonë se Erdogan dhe partia e tij nuk do ta dorëzojnë pushtetin pa luftë.

Nëse presidenti turk humbet votën me një diferencë të ngushtë, kjo hap mundësinë për të sfiduar rezultatet, siç u bë në vitin 2019.

Gjatë zgjedhjeve të 2019 në Stamboll dhe Ankara, AKP humbi kontrollin e qendrës financiare të vendit, dhe hodhi poshtë rezultatet, duke përmendur parregullsitë e votuesve.

Epërsia e CHP-së në Stamboll ishte veçanërisht e ngushtë dhe përfundimisht çoi në vendimin e Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) në favor të një votimi të përsëritur, me të cilin opozita nuk u pajtua fort.

Kandidati i CHP-së për kryebashkiak të Stambollit Ekrem Imamoglu fitoi më pas balotazhin, duke i dhënë një goditje Erdoganit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: