Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka votuar pasdite në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike. Ai i është drejtuar qendrës së votimit në degën 2 të kësaj force të vendosur në selinë blu si shumë anëtarë të tjerë dhe ka votuar për kryetarin e PD-së.

Në garë është babai i tij, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe Ibsen Elezi. Deri tani procesi ka vijuar normalisht. Ndërkohë vetë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja kanë votuar gjatë paradites, po në selinë e PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb