Për fat të keq, në sfidën e fundit të këtij viti në Serie A, Asllani, Gjimshiti, Kumbulla dhe Berisha e shijojnë nga stoli. As Gasperini e as Inzaghi nuk preferuan shqiptarët në sfidën Atalanta-Inter, një ndeshje fantastike me 5 gola të shënuar, në fund feston Inter pas suksesit 2-3 në Bergamo.

Zikaltërit treguan forcë karakteri në një nga transfertat me delikate, për më tepër që e gjeten veten në dizavantazh pas penalltisë të konvertuar në gol nga Lookman në minutën e 25-të. Në të 36-tën ishte Dzeko që barazoi shifrat në 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë, Dzeko realizoi sërish duke kaluar Inter në avantazh, ndërsa një autogol i Palomino dërgoi shifrat në 3-1 në favor të Inter. Ishte po mbrojtësi i Atalanta-s që realizoi në minutën e 77-të duke sigluar shifrat përfundimtare në 2-3 në favor të Inter që e mbyll vitin në vendin e 5-të në kuotën e 30 pikë, po aq sa dhe Lazio, dhe minus një pikë nga Juve.

Në stadiumin Olimpik, Roma e kthen në dramë sfidën përballë Torinos. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Linetty kaloi Torinon në avantazh. Mourinho hodhi në fushë Dybala dhe Belotti, të dy protagonistë absolut në fundin e sfidës.

Në minutën e 92-të, Dybala fitoi një 11-metërsh, por nga pika e bardhë e penalltisë, Belotti gjuajti keq duke përplasur topin në shtyllën pingule. Histori e këtij takimi nuk përfundoi këtu, pasi dy minuta më pas, Dybala goditi traversën, topi u kthye në këmbët e Matic që me një predhë nga jashtë zonë dërgoi topin në rrjetë duke shmangur humbjen e Romës. Pas këtij barazimi 1-1, verdhekuqtë e mbyllin vitin në vendin e 7-të në kuotën e 27 pikëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb