Emisioni “Në Shënjestër” në News24, ka sjellë në vëmendje zhdukjen e Ulvi Skanës, person i përfolur për lidhjen e tij me njerëz të afërt me Ervis Martinaj.

Gazetari Sokol Bregu gjatë bisedës në studio tha se dosja për rastin në fjalë ka mangësi shumë të mëdha dhe se është i patolerueshëm fakti që edhe pas kaq shumë kohësh, nuk ka asnjë të dhënë të re që të çojë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

“Të rrëmbesh dhe zhdukësh trupin e dikujt nuk është një konflikt banal. Duhen resurse, duhet menduar mirë, pasi duket se nuk kanë lënë asnjë gjurmë, pra nuk është e thjeshtë. Këto janë të tjera raste, nuk mund të zhdukësh kaq thjeshtë persona nëse nuk ke një organizim të madh. Nga sa pashë në dosje, nuk pres asgjë, pasi vetëm dosje hetimore nuk mund të quhet për zhdukjen e një njeriu. Pasi është punuar keq. Të zhduket një njeri dhe të mos gjesh lësh asnjë gjurmë dhe policia të mos ketë asnjë mënyrë për të zbardhur çështjen, çfarë të thuash?! Tani të nisim fillimisht, nga e dinë këta që është largim nga banesa? Përdoret ky term…. Kur një herë Policia e Shtetit ka hetuar për një ngjarje kriminale në Fushë Krujë, ata rrinë larg këtyre vendeve? Ne nuk e dimë përse dosja është punuar kaq keq. Fakt është që dosja ka mangësi të mëdha edhe pas një viti! Tashmë nuk mundet të ripunohet më”, tha Bergu.

Nga ana tjetër gazetari Fation Gjinaj, tha se duket sikur rasti në fjalë është harruar nga autoritetet dhe shpeshherë kur kërkohen detaje lidhur më zhdukjen e Ulvi Skanës, efektivët gjendet në befasi. Po ashtu tha se një nga pistat e zhdukjes është përfshirja apo njohja që kishte me eksponentë të krimit.

“Janë disa ngjarje të tjera por edhe ky i Ulvi Skanës që kur pyet autoritetet gjenden në befasi dhe të krijohet përshtypja sikur këta i kanë harruar. Këto janë dosje përvëluese dhe që ngelen në ‘njollën’ e organeve në rastet kur nuk zbardhen. Ekziston si pistë, apo versione që ky person është i zhdukur prej kaq kohësh edhe për shkak të përfshirjes apo njohjes dhe kontakte që kishte me eksponentë të krimit. Por policia nuk ka prova që këta eksponentë të kenë dijeni për ngjarje”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: