Analisti Artur Zheji, në emisionin ‘Open’ në News 24 tha se tashmë SPAK ka goditur bashkëjetesën e mafies shqiptare me politikën shqiptare.

Gjatë bisedës në studio gjithashtu, Zheji theksoi se operacioni i SPAK ku u goditën 8 grupe kriminale nuk ishe aspak një show.

Nga ana e tij, Çlirim Gjata tha se SPAK nuk duhet ta shesë këtë operacion si një show, pasi sipas tij e ka detyrim ligjor.

Artur Zheji: Nuk mendoj që është show. Janë emra të frikshëm dhe të tmerrshëm. Sa i përket dekonspirimit, mendoj që SPAK po e prish bashkëjetesën e mafies me politikën shqiptare. Në raport me SPAK mendoj që ka grisur një marrëveshje të zezë mes shtetit, klaneve politike dhe klaneve mafioze.

Çlirim Gjata: Në fund të fundit SPAK është Prokurori. Por ka një pasqyrë SPAK dhe janë, Krimet e Rënda. Nuk jam dakord në princip me metodën e SPAK. Asnjë Prokurori nuk vepron në mënyrë kaq të bujshme, punohet me kohë. Profesionalisht duhet të punonte pak nga pak, aq më tepër kur 1/3 e ke pasur në burg. Këta emra këtu kanë qenë gjithë këto vite. Sa i takon krimit ordiner, nuk është suksesi këtu.

Përse SPAK nuk sheh nga politika?

Çlirim Gjata: Këto arreste SPAK i ka detyrim ligjor ti arrestojë dhe jo të tregojë se sa serioz është.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: