Klubi gjerman i Leverkusen komunikon me një postim në rrjetet sociale largimin e trajnerit Gerardo Seoane dhe emërimin në krye të skuadrës, Xabi Alonson.

Një njoftim surprizë ai që “Aspirinat” publikuan këtë pasdite, pas thashethemeve të shumta për të ardhmen e drejtimit teknik.Shkak për divorcin me Seoane u bë humbja e fundit në Champions League nga Porto me shifrat 2-0.

“Bayer dhe Gerardo Seoane ndahen. Kampioni i botës dhe Evropës Xabi Alonso bëhet trajneri i ri” – Shkruan Leverkusen.

40- vjeçari spanjoll Xabi Alonso ka drejtuar më parë Real Madridin e të rinjve dhe Real Sociedad B.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: