“Nuk ka siguri për atë që mund të ndodhë. Sot jam trajner i Real Madridit, por nesër mund të mos jem”. Në vigjilje të ndeshjes kundër Betisit, Zinedin Zidan nuk jep garanci për të ardhmen e tij. Sipas “Daily Mail”, trajneri francez është gati të lërë stolin e “los blancos” për t’u transferuar në verë te Juventusi, që sipas gazetës angleze i ka ofruar 8 milionë euro në sezon. “Juventus ose në Francë? Nuk kam biseduar me askënd”, u përgjigj Zidan ndaj një pyetjeje të drejpërdrejtë.

“Unë mendoj vetëm për Real Madridin – shtoi më tej francezi -. Nuk di asgjë, ndonëse thuhen shumë gjëra. Rëndësi ka ajo që bëj përditë. Ndihem i mbështetur nga klubi, por e dimë si janë këto punë. Nuk ka asgjë të sigurt për atë që do të ndodhë”.

Por në Angli nuk ka dyshime: Zidan është gati të lërë Real Madridin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2022, për t’iu bashkuar kauzës bardhezi, duke u kthyer si trajner aty ku ka magjepsur si lojtar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb