ELBASAN- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, ferra dhe shkurre në Kodrat e Shijonit në Elbasan.

Mësohet se zjarri po përparon duke iu afruar disa banesave pranë.

Drejt vendngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe qytetarë të zonës të cilët po përpiqen me mjete rrethanore të neutralizojnë flakët.

Nuk dihet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: