Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën nga zjarret në Elbasan, ku që prej pasdites vijon të digjet kurora e gjelbër e qytetit.

Ai i bën thirrje autoriteteve që të ndalin pushimet dhe të ndërhyjnë për të shuar flakët që kanë shkrumbuar disa hektarë ullishte në zonë.

“Kurora e gjelbër e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore. Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë. Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!”, shkruan Meta në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb