TEPELENE– Një zjarr ka përfshirë bimësinë në Krastë të Tepelenës mbrëmjen e sotme. Flakët e zjarrit rrezikojnë të mbjellat e banorëve në zonën aty pranë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punohet për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Ndërkaq, në zonë kanë mbërritur edhe forcat e policisë së Tepelenës dhe po punohet për hetimin dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: