Më shumë se 17,000 njerëzve janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të vazhdueshme Sandy pranë Los Angeles.

Autoritetet kanë paralajmëruar se situata është kritike dhe se zjarret janë jashtë kontrollit duke u kthyer në një “kërcënim të menjëhershëm për jetën”.

Pavarësisht shtrirjes së madhe të zjarrit dhe erërave të forta që po i vështirësojnë operacionet, autoritetet duken optimist se do të arrijnë ta përmbajnë atë përpara se të përhapet plotësisht.

Fillimisht, erërat me shpejtësi deri në 48 kilometra në orë ua vështirësuan zjarrfikësve shuarjen e flakëve, duke i përhapur ato. Megjithatë, kushtet më të buta të motit gjatë natës duket se kanë ndihmuar ndjeshëm.

Zëdhënësi i zjarrfikësve të Kalifornisë, Andrew Dowd, tha: “Kemi bërë përparim të madh në këtë zjarr falë kushteve të përmirësuara të motit.”

Në të njëjtën kohë, autoritetet po luftojnë me një tjetër zjarr të madh në ishullin Santa Rosa, pranë brigjeve të Kalifornisë Jugore, i cili është zgjeruar në rreth 23 milje katrorë.

Zjarri mbetet jashtë kontrollit dhe ka djegur më shumë se 14,600 hektarë, sipas Cal Fire.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb