Zjarri në një pus nafte në Patos po bëhet edhe më i rrezikshëm për shkak të përhapjes. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se e gjithë zona në fakt është me puse nafte e stacione dekantimi teksa shumë pranë është dhe një depozitë e naftës bruto.

Tre zjarrfikëse e dhjetëra punonjës janë në terren për të shuar flakët teksa tymi ka mbuluar gjithë zonën.

Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri teksa deri më tani janë djegur disa ullishte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb