Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar Besiana Kadarenë, vajzën e Ismail Kadaresë për marrjen e detyrës si zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ruçi thotë se ky është një sukses kombëtar dhe politik. Më tej ai uron që Kadare ta kryejë me sukses detyrën e rëndësishme, dhe të lartësojë emrin dhe dinjitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

 

 

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Zëvëndsëpresidenten e Asamblesë së OKB,  Besiana Kadare

 

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uroi sot Përfaqësuesen e Përhershme të Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, për zgjedhjen Zëvëndëspresidente e Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

“Zgjedhja juaj si Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë, në detyrën e lartë të Zëvëndëspresidentes së Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është një sukses kombëtar dhe politik. Uroj ta kryeni me sukses këtë mision dhe ta përdorni maksimalisht këtë mundësi për të lartësuar emrin, dinjitetin dhe kontributin e atdheut tonë në arenën ndërkombëtare.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb