Arabia Saudite dhuroi një nga befasitë më të mëdha në këtë Botëror, ku në sfidën e parë mposhtën me përmbysje Argjentinën.

Përfaqësuesja arabe nuk do të kujtohet vetëm për këtë detaj në Botëror, vendosën një rekord absolut që nuk ishte dëgjuar asnjë herë më parë.

Në tre ndeshje në fazën e grupeve, Arabia Saudite është ndëshkuar plot 14 herë me karton të verdhë, një rekord negativ që nuk kishte ndodhur kurrë që nga 1930 e deri më tani.

Me këtë statistike, përfaqësuesja e Arabisë Saudite është kujdesuar që të mos harrohet kurrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb