Një shtetas nga Zvicra është akuzuar nga autoritetet se ka abuzuar me më shumë se 80 djem, disa prej të cilëve nën moshë. Shtetasi nga komuna Bulle në kantonin Fribourg “dyshohet se ka abuzuar seksualisht me më shumë se 80 djem nga Tajlanda, me disa prej të cilëve disa vite, duke rekrutuar fëmijë për të bërë foto pornografike”, thanë autoritetet në Fribourg.
Ai dyshohet gjithashtu se ka sulmuar seksualisht disa prej fëmijëve, si dhe i ka shtyrë ata drejt prostitucionit.
“Disa prej fëmijëve të abuzuar ishin 9 apo 10 vjeç, shumica prej tyre ishin adoleshentë”, ka thënë të premten prokurori Yvonne Gendre.
I akuzuari ka lënë Zvicrën në vitin 1991 për të shkuar në Tajlandë, por u kthye në Zvicër në nëntor të vitit 2014.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: