KORÇË- Zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj ndodhet sot në Korçë për një inspektim në kuadër të luftës kundër informalitetit. Beqiraj kërkoi ndërgjegjësim ndaj kësaj lufte duke u shprehur se kjo nuk është vetëm një çështje e qeverisë dhe e shoqërisë.

“Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë për luftën kundër informalitetit. Nuk është vetëm çështje e qeverisë por dhe e shoqërisë. Një reformë nuk i jep frytet që ditën e parë. Reforma ka stadet e veta stadi i parë është skanimi. Stadi i dytë ka të bëjë me trajnime”, deklaroi Beqiraj.

Numri dy i financave tha se informimi për taksat në Shqipëri është i ulët, ndërsa informoi për diskutimet që po bëhen për uljen e çmimit të kasave në 280 euro.

“Nuk mund të jemi një vend që jetojmë duke krijuar borxhe. Kasat fiskale nuk janë monopol. Po diskutohet që kasa të ketë çmim 280 euro”, tha Beqiraj.   (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: