Artim Shaqiri nuk është më trajner i Shkëndijës. Lajmi është dhënë nga klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Tekniku 48 vjeçar ka qëndruar në krye të kësaj skuadre për 15 ndeshje, ku ia ka dalë të marrë 1.73 pikë për ndeshje.

“Klubi i Futbollit Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik të kuqezinjve, Artim Shaqiri. Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF Shkëndija falënderon Artim Shaqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen” – Shkruan klubi.

Shkëndija nuk e kishte nisur dhe aq mirë kampionatin pasi  në 6 ndeshje, ekipi nuk numëron më shumë se 11 pikë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: