Tashmë është zyrtare. Karlo Ançeloti është trajneri i Real Madrid. Njoftimin e ka bërë me dije klubi madrilen.

Ancelotti ishte në krye të Realit midis 2013 dhe 2015, duke fituar La Decima në sezonin e tij të parë me Zidane si ndihmësi i tij para një sezoni të dytë ku Los Blancos u lëndua rëndë nga dëmtimet. Më pas Anceloti shkoi me Everton.

Është raportuar nga ‘El Larguero’ e Cadena SER se italiani po konsiderohej si personi më kryesor për të qenë në krye të pankinës së Realit dhe emri i tij është zhvendosur në krye të listës përpara kandidatëve të tjerë si p.sh. Mauricio Pochettino, Antonio Conte ose Castilla, Raul.

Gjashtë vjet kanë kaluar që nga ajo kohë kur Ancelotti u largua, por ai iku me kushte të mira dhe mbetet një figurë e pëlqyer nga Real Madrid. Ai ka qenë trajner Bajerni i Mynihut, Napolit dhe Evertonit. Tani, është në krye të ekipit me më shumë Champions League të fituara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb