Manchester City ka bërë një goditje të madhe në merkato. Klubi nga Manchesteri ka njohur tifozët me afrimin më të ri në dritaren e transferimeve. Mateo Kovacic është zyrtarizuar si lojtar i “Qytetarëve”. Mesfushori i njohur do të fillojë shumë shpejt stërvitjen, teksa trajneri Guardiola do të ketë në dispozicion një nga më të mirët në botë në atë rol.

“Kjo është një lëvizje e shkëlqyer për mua dhe mezi pres të filloj me Cityn. Çdokush që e ka parë këtë ekip nën drejtimin e Pep e di se sa të mirë janë ata” – Tha lojtari pas nënshkrimit të kontratës katërvjeçare! Kroati vjen pas disa vitesh përvojë te Chelsea. Më parë, Kovacic ka qenë pjesë edhe e Real Madrid apo Inter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb