Dortmund ka zyrtarizuar afrimin e Anthony Modestes. Klubi nga Signal Iduna Park ka firmosur për një sezon me sulmuesin 34 vjeccar.

Verdhezinjtë u detyruan të ndërhynin në merkato pasi futbollisti i transferuar këtë verë, Sebastian Haller rezultoi me probleme shëndetësore.

Zëvendësuesi duket i duhuri, pasi Modeste ka shënuar 20 gola në sezonin e fundit me fanellën e Koln.

“BVB reagoi ndaj mungesës afatgjatë të Sébastien Haller dhe nënshkroi me Anthony Modeste. 34-vjeçari francez ka përfunduar sot vizitat mjekësore” – Shkruan Borussia Dortmund.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: