Roma është një nga klubet më aktive në merkato. Klubi kryeqytetas, pasi sistemoi Kumbullën dhe Belottin, ka zyrtarizuar një prurje të re, këtë pasdite. Tani është edhe zyrtare, Tommaso Baldanzi është futbollisti i ri i skuadrës. Transferimi i mesfushorit ishte dëshirë e trajnerit De Rossi, me 20-vjeçar që vjen nga Empoli.

Sa i takon marrëveshjes, bëhet fjalë për një transferim me baza të përhershme. Verdhekuqtë  kanë paguar 10 milionë euro plus 5 bonuse te Empolin, sakaq kontrata vlen deri më 30 qershor 2028.

 

Baldanzi ka luajtur 14 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 2 gola.  Mbahet mend ai gol ndaj Juventusit, në barazimin 1-1 pak ditë më parë. Futbollisti italian ka dalë nga të rinjtë e Empolit. Sezoni më i mirë i tij është me Primavera 1 në 2020/2021, ku realizoi 16 gola.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tommi (@tommasobaldanzi)

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: