Newcastle ka zyrtarizuar prurjen më të re. Sven Botman ka firmosur me skuadrën e Premier League, me lajmin që është dhënë përmes kanaleve të klubit.

Mbrojtësi 22  vjeçar nga Hollanda ishte objektiv kryesor i Milanit në këtë merkato, por kuqezinjtë nuk ia kanë dalë dot që të bindin futbollistin. Botman ka preferuar një aventurë te “Qymyrxhinjtë”, pavarësisht insistimit të Maldinit për ta marrë në Serie A.

“Newcastle United ka rënë dakord në parim me LOSC Lille për të nënshkruar me mbrojtësin holandez Sven Botman për një tarifë që nuk është bërë e ditur ende” – shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: