Klodian Duro është trajneri më i ri i Lushnjës. Lajmi është bërë publik nga klubi i Kategorisë së Parë, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Zyrtare:Klodian Duro trajneri i ri i KF Lushnja.Duro ka nënshkruar një kontratë një vjeçare , ku synimi kryesorë është Superliga .I urojmë suksese profesor Duros” – shkruajnë lushnjarët.

Tekniku 44 vjeçar i lindur në Elbasan ka drejtuar më parë disa skuadra, ku mund të përmendim Luftëtarin, Kamzën dhe Kukësin. Harta e ekipeve që ka qenë në krye zgjerohet deri në Kosovë, ku mbahet mend si “timonier” i Feronikelit.Te Lushnja synohet  ngjitja në Kategorinë Superiore.

Y55

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: