Sergio Gomez është bashkuar me skuadrën e Manchester City. Mbrojtësi 21 vjeçar nga Spanja ka nënshkruar një kontratë që pritet ta mbajë në Manchester për 4 vitet e ardhshme.

Gomez vjen nga Anderlecht, ku ka zhvilluar 2 sezone me belgët. Në Spanjë lojari ka veshur fanellën e Huesca. Nuk mund të mos përmendet eksperienca me Dortmund.

“ Jam jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur që i jam bashkuar Manchester Cityt.City është skuadra më e mirë në Angli dhe me Pep Guardiolën kam mundësi për të mësuar shumë” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: