Polonia ka arritur marrëveshje me Fernando Santos për të marrë drejtimin e kombëtares polake. Madje, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, ka shpërndarë një foto përkrah trajnerit 68-vjeçar, i cili ishte larguar nga Portugalia në fund të Botërorit 2022. Marrëveshja është e vlefshme deri në vitin 2026.

Fernando Santos qëndroi si trajner i kombëtares së Portugalisë për tetë vjet, gjatë të cilave ai udhëhoqi vendin drejt titujve të Euro 2016 dhe edicionit të parë të Ligës së Kombeve në Evropë, në vitin 2019. Ai u shkarkua pasi luzitanët u eliminuan nga Maroku në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar,në dhjetor.

Polonia do të jetë kombëtarja e tretë që do të komandojë Fernando Santos dhe aty do të ketë mundësi të punojë me sulmuesin Lewandowski, yllin e Barcelonës. Para Portugalisë, tekniku i njohur drejtoi Greqinë midis 2010 dhe 2014, duke e çuar përfaqësuesen në çerekfinale të Euro 2012 dhe në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2014, në Brazil.

Takimi i parë i Santos në krye të polakëve do jetë me Çekinë në 24 mars të këtij viti, për kualifikueset e Europianit 2024 në grupin E. Më pas, radhën e ka ndeshja me Shqipërinë.

T4

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: