Igor Tudor është trajneri i ri i Lazios. Lajmi është dhënë nga klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Tudor do të zëvendësojë Mauricio Sarrin, i larguar nga pankina vetëm disa ditë më parë.

Tekniku kroat është gati për përvojën e re, me debutimin që do vijë që në ndeshjen e radhës. 45-vjeçari ka drejtuar së fundmi Marseille, ndërsa në Serie A ka udhëhequr ekipe si Udinese dhe Hellas Verona. Lazio renditet në vendin e nëntë me 43 pikë dhe synon që të arrijë një vend që të dërgon në Europë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S.S. Lazio (@official_sslazio)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: