Edinson Cavani është gati të zbarkojë në Argjentinë për të nënshkruar me Boca Juniors. Pasi ka ndërprerë kontratën me Valencian sot, uruguaiani ka fluturuar në Argjentinë, ku është gati të nisë një aventurë të re me skuadrën e re. Për të bërë zyratrizimin klubi i njohur pati një ide mjaft interesante duke postuar një fotografi me një valixhe me flamurin uruguaian dhe një kapele që zakonisht mban Cavani.

Sulmuesi e nisi karrierën te Palermo, për të kaluar më pas te Napoli. Ai luajti për shumë sezone te PSG. Në karrierën e tij ka mbajtur veshur edhe fanellën e Manchester United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb