Vllaznia ka konfirmuar marrëveshjen me mesfushorin shkatërrues që vjen nga Prishtina, Lorik Boshnjaku. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin shkodran dhe është prezantuar nga vetë presidenti Alban Xhaferi.

Boshnjaku është një njohje e vjetër e trajnerit Mirel Josa, pasi ky i fundit e ka drejtuar kur ka qenë te Prishtina. Boshnjaku plotëson vendin e lënë bosh pas largimit të Ardit Krymit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb