Një situatë e pazakontë është krijuar në konferencën për shtyp të klubit të Feynord, me protagonist sulmuesin holandez Robin Van Persie. Një tifoz i vogël që gjendej në sallë e pyet 34-vjeçarin duke i thënë: “A do të martohesh me mamanë time?”

Ky moment ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit në konferencën për shtyp, me Van Persie i cili fillimisht me shaka i tha: “Ouuu, me duhet te heq unazën atëherë…”

Një prej të pranishmëve ndërhyri duke e pyetur tifozin se ku e kishte mamanë, me këtë të fundit që u përgjigj: “Në shtëpi”.

Në fund, për të vijuar me këtë propozim që djaloshi i bëri Van Persie-t një gazetar iu drejtua futbollistit duke i thënë: “Tani le të dëgjojmë përgjigjjen e tij.”

Van Persie duke buzëqeshur tha: “Jam i martuar tashmë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb